Informacioni për fillim të Dialogut strategjik me SHBA-në në seancën e sotme qeveritare

Shkup, 17 maj – Informacioni për fillim të Dialogut strategjik në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një nga pikat që i shqyrton Qeveria në seancën e sotme të 45-të.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp, në rend të ditës është edhe Raporti për bisedimet e përfunduara për harmonizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Japonisë.

Në mbledhjen e sotme të 45-të, mes tjerash, është edhe pika Informacioni për lëshimin e Letrës pa kundërshtim (no objection letter) për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Propozim-programin për zhvillimin e efikasitetit energjetik në ndërtesa përmes Fondit të gjelbër klimatik.

Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës.