Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë goditi sot pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java.

Tërmeti raportohet se ndodhi në një thellësi prej 118 kilometrash, njoftoi agjencia lokale sizmologjike.

Agjencia BMKG shtoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit, raportojnë mediat e huaja.