Ilon Mask bie nga froni, njeriu më i pasur në botë tani është Bernard Arno

Pronari i “Tuiter”-it dhe “Tesla”-s, Ilon Mask, prej sot më nuk është njeriu më i pasur në botë, tregojnë të dhënat e magazinës prestigjioze njujorkeze “Forbs”.

Mask ra nga vendi i parë pas blerjes së “Tuiter”-it për 44 miliardë dollarë dhe shitjes së aksioneve në kompaninë e tij për automobila elektrikë.

Vendin e parë e mori Bernard Arno, pronari i brendit luksoz “Luj Viton” dhe kompanive të shumta pasuria e të cilit sipas “Forbs”-it vlerësohet në 185,4 miliardë dollarë.

Mask, i cili ishte në vendin e parë deri në shtator të vitit 2021, ka neto vlerë të vlerësuar prej 185,3 miliardë dollarë.