I vodhi zinxhirin një gruas, arrestohet i riu në Karposh

Më datë 23.04.2022, në ora 16.00 është arrestuar një fëmijë nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

“Të njëjtën ditë, rreth orës 15:30 në stacion autobusi në rajonin e Karposhit fëmija i denoncuar, të dëmtuarës ia ka marrë qaforen e arit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Me fëmijën është kryer bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit do të shqiptohet kallëzim përkatës.