Hykmet Kaya nga Turqia mbjell 30 milionë fidanë, e shndërron në pyll

Hikmet Kaya ka dëshmuar se qëllimet e mira dhe puna e palodhur mund të sjellin shpërblime të mëdha. Kaya ka pozuar me krenari përballë tokës djerrë që ai dhe ekipi i tij e kanë shndërruar në një pyll.

Ai filloi karrierën e tij në qytetin e Sinopit në vitin 1978 dhe ndërsa doli në pension 19 vjet më vonë, trashëgimia e tij ka vazhduar të rritet.

Duke punuar së bashku me ekipin e tij dhe fshatarët, ai solli dhe mbolli 30,000,000 fidanë gjatë mandatit të tij. Shumë kohë pas daljes në pension të tij, këto pemë kanë vazhduar të rriten; dhe sot, kjo tokë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.

Gjatë 19 viteve të përpjekjeve për pyllëzimin, Kaya nuk pushoi kurrë së punuari. Dhe 41 vjet pasi filloi për herë të parë këtë projekt ambicioz të pyllëzimit, ai u kthye në tokën tashmë të harlisur me një foto të mjedisit dikur djerrë, duke theksuar se çfarë ndryshimi të madh ka në peizazh.

Eshtë e panevojshme të thuhet, ai pranon se është shumë i kënaqur me rezultatet.

Është një shembull i mrekullueshëm për t’u dhënë për pjesën tjetër të vendit. Sipas Global Forest Watch, Turqia ka parë një rënie prej 5.4% të mbulesës së pemëve që nga viti 2000. Shpyllëzimi ishte shkaku kryesor i pjesës më të madhe të kësaj uljeje, kështu që kontribuimi në kthimin e tij është kritik.

Lufta kundër shpyllëzimit shpesh zbret në ndryshime të politikave qeveritare, gjë që e bën të rëndësishme që individët të dinë për kë po votojnë dhe të sigurohen që shqetësimet e tyre mjedisore dëgjohen. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar individët të marrin gjërat në duart e tyre dhe të ndërmarrin veprime. Nga India në Gana në Kinë, individët po marrin kauzën dhe mbjellin pemë për të bërë një ndryshim.