Humb kontrollin mbi veturën dhe përfundon në lumë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në rrugën “Gostivar–Tetovë”, kur një vajzë humbi kontrollin mbi makinën dhe doli nga rruga, duke përfunduar në lumë.

Kalimtarë të rastësishëm që ndodheshin aty reaguan menjëherë – thyen xhamin e veturës dhe e nxorën vajzën jashtë.

Për fat të mirë, ajo pësoi vetëm lëndime të lehta dhe jeta e saj nuk ishte në rrezik.

Autoritetet përgjegjëse përsëri apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, duke u bërë thirrje të gjithëve që të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm kur ndodhen pas timonit.