Humb jetën në Ulqin një 33 vjeçar nga Kosova

Një 33 vjeçar nga Kosova është mbytur sot në plazhin e madh në Ulqin të Malit të Zi.

Mediat malazeze raportojnë se viktima është nga Kosova, dhe mosha e tij është 33 vjeç, transmeton Telegrafi.

“Një viktimë e re shkaku i rrymave të forta në Plazhën e Madhe, e treta në vetëm një javë. Një qytetar i Kosovës i lindur në vitin 1988 u mbyt. Flamujt e kuq u shfaqën në të gjithë Plazhën e Madhe të enjten, duke paralajmëruar mysafirët se noti në det është i rrezikshëm”, raporton mediumi Ul-info.

Ndryshe, edhe në plazhin e Shëngjinit sot disa persona ishin afër mbytjes, ku pushuesit tjerë u bashkuan dhe iu dolën në ndihmë personave që ishin në rrezik për të humbur jetën.

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM