Hulumtim i KB-së: Tre të katërtat e popullatës së botës posedon telefon celular

Pothuajse tre të katërtat e njerëzve më të moshuar se dhjetë vjeç në botë posedojnë telefon celular me qasje drejt Internetit, por pothuajse një e treta kanë qasje drejt tij, kumtoi sot Unioni ndërkombëtar për telekomunikime (UIT) në raportin e tij vjetor për ndërlidhjen e arritur.

“Telefonat celular janë mënyra më e shpeshtë për qasje drejt Internetit, prandaj përqindja e njerëzve të cilët posedojnë shërbejnë si tregues” për qasjen e tij, ceket në raportin e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, jo të gjithë pronarët e telefonave celular kanë qasje drejt rrjetit, posaçërisht në vendet me të ardhura të ulëta ku interneti me brez të gjerë shpeshherë është tejet i shtrenjtë.

Sipas të dhënave të UIT, 95 për qind e njerëzve në vendet e pasura kanë telefon celular, përderisa 49 për qind në vendet më të varfra.

Qasja drejt Internetit po rritet, por jo mjaft shpejtë, pas kërcimit gjatë pandemisë së Kovid-19 dhe kufizimit që detyruan qindra milionë njerëz të punojnë apo studiojnë onlajn.

Vlerësohet se 5,3 miliardë njerëz, apo 66 për qind e popullatës së botës, sot përdorin internet. pothuajse të gjithë ata të cilët nuk janë të lidhur, janë në vendet më të varfra. Kjo përqindje vazhdimisht po rritet në vitet e fundit pas ngritjes në vitin 2020, tha ekonomisti kryesor i UTI-së, Tieri Gajger.

Megjithatë, ka akoma shumë për t’u kaluar, sepse “tejet shumë njerëz ende jetojnë në errësirë digjitale”, tha Dorin Bogdan-Martin, e cila do të bëhet gruaja e parë në krye të agjencisë në fillim të vitit 2023.

“Qasja drejt Internetit po rritet, por jo aq shpejtë dhe në mënyrë të barabartë në botë, siç duhet, shtoi ajo. Çmimi ende është tejet i lartë për shumë konsumatorë në vendet me të ardhura të ulëta ku interneti mobil kushton rreth nëntë për qind të të ardhurave mesatare.

Kjo është shumë më lartë se përqindja që paguhet në vendet e pasura për shërbime të njejta, paralajmëroi UTI, duke iu bërë thirrje vendeve të sigurojnë qasje drejt internetit me brez të gjerë.

“Duhet ta mbajmë qasjen drejt Internetit madje edhe kur recesioni global i godet perspektivat ekonomike në shumë vende”, theksoi shefi i UTI-së në largim, Hulin Zhao.

Gajger thekson se derisa çmimi i lidhjes vazhdon të ulet, shpenzimet e shtuara për nevojat themelore mund të detyrojnë shumë njerëz të mbeten oflajn.