Hidhet koktej molotovi në oborrin e shtëpisë së një kosovari në Graqanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Graqanicë është raportuar që dikush të ketë hedhur një koktej molotovi para shtëpisë së një qytetari kosovar.

Rastin në polici e ka raportuar një grua, shtetase kosovare.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka hedhur një shishe qe dyshohet të jetë me koktej molotovi para oborrit të shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa janë duke u kryer hetime intensive.