Hetim për 28 vjeçarin që sulmoi policin në Çair

Shkup, 25 maj – Prokurori kompetent publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për masën e paraburgimit për të dyshuarin 28 vjeçar për vepra penale: Përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim me armë ose materie spërkatëse dhe për Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë.

Prokuroria Themelore Publike urdhëroi procedurë kundër të dyshuarit i cili më 23 maj para objekteve hotelierike në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare” në Shkup, ka sulmuar dhe lëndime trupore të lehta i shkaktoi nëpunësit policor – shef i SPB Çair, i cili kishte vepruar dhe ka kryer kontroll në shërbimet në terren lidhur me fushatat “Festë e sigurt e maturës”.

“I dyshuari së pari verbalisht i është kërcënuar nëpunësit policor dhe më pas edhe fizikisht e ka sulmuar, duke e goditur me grusht në pjesën e dorës. I dyshuari kishte nxjerr edhe armë zjarri – të markës “Sig Sauer” me kalibër 9 mm, me 10 plumba, të cilën e mbante pa leje. Njëri prej policëve të pranishëm ia kishte shtyrë dorën, me ç’rast i dyshuari kishte gjuajtur një plumb në ajër dhe menjëherë më pas është mposhtur nga policët e pranishëm”, kumtoi prokuroria publike shtetërore.