Hengav: Forcat iraniane të sigurisë qëlluan mbi protestuesit
Forcat iraniane të sigurisë sot qëlluan mbi protestuesit në dy qytete kurde, njoftoi grupi iranian për të drejtat e njeriut Hengav.
“Forcat e sigurisë gjuajnë ndaj protestuesve në Sanandajn Sakez”, njoftoi në profilin në Tuiter Tavsir 150.
Shtohet se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës.
Grupet e të drejtave thonë se më shumë se 150 njerëz janë vrarë, qindra të plagosur dhe mijëra të arrestuar në një aksion nga forcat iraniane të sigurisë ndaj protestave antiqeveritare që shpërthyen muajin e kaluar pas vdekjes së një femre të re iraniane, Masha Amini (22), e cila u arrestua nga policia për moral, për shkak të gjoja shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit. Protestat nisën pas varrimit të saj, u përhapën në të gjithë vendin dhe u bënë trazirat më të mëdha në vend në vitet e fundit, kujton agjencia britanike.