Google mund të jetë duke punuar mbi një tabletë të dytë ‘Pro’ Pixel

Nga 9to5google shkruajnë se ekipi i tyre ka gjetur shenja se Google mund të jetë duke punuar mbi një tabletë të dytë Pixel për vitin tjetër, e etiketuar si varianti “Pro”.

Që nga Google I/O, fansat e serive Pixel kanë pritur me padurim për më shumë detaje në lidhje me tabletën Pixel të cilën Google njoftoi se do ta lëshonte në treg në vitin 2023.

Tutje nga 9to5google bëjnë të ditur se e kanë ndjekur për së afërmi zhvillimin e pajisjes në fjalë dhe se më herët kishin raportuar se si do të dyfishohej si një ekran i mençur Google Assistant ashtu si Nest Hub.

Megjithatë, që nga shpallja e parë e Android 12L në fillim të vitit, Google është përpjekur të tregojë mënyrat se si pajisjet Android me ekran të madh – dhe veçanërisht tabletat – mund të bëhen të dobishme për produktivitet.

Kjo ka vazhduar edhe sot, me Google që prezantoi mini-aplikacionet e reja të fokusuara për tableta për Keep dhe Drive.

Shumë spekulime rreth tabletës Pixel deri më tani kanë sugjeruar se Google do të dëshironte që t’i mbante kostot poshtë me harduer ne specifika më të ulëta.

Në fund të fundit, është menduar që kryesisht të shërbejë si një ekran shtesë për filma, televizion, dhe edhe për shumë çka tjetër në shtëpinë tuaj të mençur, e gjithashtu duke zgjeruar aftësinë e Nest Hub Max për të trajtuar edhe telefonat me video.

Nga të gjeturat e mëparshme, tableta Pixel nuk do të ketë veçori të kamerës që rivalizon ndonjë telefon të fundit Pixel. Në këtë skenar të teorizuar, tableta Pixel do të ishte më e afërt me Pixel 6a se sa me ndonjë pajisje kryesore – jo saktësisht diçka që tabletat Android mund ta bëjnë në të vërtetë.

Trendi i modeleve “Pro’ të harduerëve të bëra nga Google filloi vitin e kaluar me prezantimin e Pixel 6 Pro dhe vazhdoi së fundmi me Pixel Buds Pro.

Në rastin e Pixel 6 Pro, ajo pajisje kishte çipin e njëjtë si të telefonit më të vogël Pixel 6, por me një ekran më të madh, me më shumë RAM memorie, dhe kamerë telefoto.

Deri më tani, dallimi i vetëm i cili mund të vërehet në mes të tabletës Pixel dhe variantit “Pro” është se sensori i kamerës së pasme nuk do të jetë i njëjtë.