Goditet nga vetura 23 vjeçarja nga Tetova

Tetovë, 16 gusht – Mbrëmë në ora 21 : 50 në SPB Tetovë është paraqitur një rast ku në rrugën “Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë, një veturë BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga 49 vjeçari M.P nga Reçica e Madhe, ka goditur 23 vjeçaren T.R nga Saraçina e Tetovës, informon Zhurnal.
Në këtë aksident, T.R ka marë lëndime të rënda trupore, ndërsa për mjekim është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik në Shkup.
Në vendngjarje për ekspertizë ka dalë ekip i Prokurorisë Publike./Zhurnal.mk