Gjykatat Kushtetuese në RMV dhe Bullgari me memorandum bashkëpunimi

Shkup, 18 maj – Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, i udhëhequr nga kryetarja Pavlina Panova nga sot deri më 21 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Me dëshirën për të nxitur bashkëpunimin dypalësh lidhur me fushat e punës, për të shkëmbyer njohuri dhe përvojë dhe për të forcuar kapacitetet institucionale përmes një kuadri të përshtatshëm ligjor, dy gjykatat kushtetuese kanë lidhur një Memorandum Bashkëpunimi”, kumtoi Gjykata Kushtetuese.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë në vend, Angel Angelov.

Pas takimit në Gjykatën Kushtetuese delegacionet e të dy vendeve ishin pritur në takim te presidenti Stevo Pendarovski.

Vizita e delegacionit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Bullgarisë realizohet me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë vizitë fillon cikli i katërt i takimeve bilaterale qëllimi i të cilave është këmbimi i përvojave dhe mendimeve nga fusha e drejtësisë kushtetuese dhe vazhdimi i bashkëpunimit të jashëzakonshëm shumëvjeçar në të gjitha nivelet ndërmjet dy gjykatave”, citohet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.