Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë, gazetarit Syla i ndalohet t’i afrohet viktimës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e gazetarit Valon Syla.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë e cila i ka vendosur gazetarit Syla masën e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar.

Caktimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokrurorisë”, tha shkurt Gashi.

Syla dyshohet për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”. Kjo masë u caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore.