Gjorgievska: Me punë të përbashkët të krijojmë shoqëri të drejtë të çliruar nga paragjykimet

Shkup, 18 maj – Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska foli në panel diskutimin me rastin e 17 Majit – Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, që ishte organizuar nga ana e Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës Amerikane, ndërsa u mbajt në rezidencën e BE-së në Shkup, njoftuan nga kabineti i presidentit.

Në fjalimin e saj, Gjorgievska theksoi se është e nevojshme që të flasim për temat e ndjeshme që të kemi pasqyrë reale për sfidat e shoqërisë sonë të përbashkët. Ajo theksoi se të gjithë jemi të ndryshëm në baza të ndryshme, por të gjithë jetojmë në një shtëpi të përbashkët – të cilën të gjithë kemi për obligim ta ndërtojmë si shoqëri të hapur dhe demokratike.

“Është e nevojshme që të gjithë ne të punojmë së bashku për të promovuar të drejtat e secilës bashkësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për bashkësitë e ndjeshme. Barazia në gëzimin e të drejtave themelore, qasja në drejtësi, kujdesi social dhe shëndetësor, mundësitë e barabarta në arsim dhe punësim janë të nevojshme për t’i mundësuar çdo anëtari të komunitetit tonë, pavarësisht orientimit seksual dhe identitetit gjinor, të ketë një të ardhme të parashikueshme dhe të qëndrueshme”, porositi presidenti.

Gjorgievska tha se zhvillimi i shoqërisë së hapur dhe demokratike është proces afatgjat dhe se punët nuk ndryshojnë gjatë natës, por theksoi se me punë të përbashkët do të kemi sukses që të krijojmë shoqëri të drejtë të çliruar nga paragjykimet në të cilën bashkëqytetarët e ndjeshëm do të jenë të mbrojtur.

Në këtë ngjarje fjalime patën edhe Dejvid Gir, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Kejt Meri Bërnz, ambasadorja së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kire Vasilev, kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe aktivistë të tjerë.