Gjobiten 236 shoferë në Shkup
Shkup, 1 korrik – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 236 masa në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në sferën e komunikacionit, ku 68 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 13 sanksione për kundërvajtje që i bëjnë motoçikletat.
Siç njoftuan sot nga MPB, janë shqiptuar 10 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, 10 masa për kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe pesë masa për shoferë fillestar.
Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

