Gjobiten 198 shoferë për vozitje të shpejtë

Shkup, 20 prill – MPB-ja gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar 198 shoferë gjatë aksionit të përforcuar të kontrollit në RMV për automjete që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e kaluar.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së nga të sanksionuarit 12 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më të madhe se e lejuara. Gjithsej 100 shoferë e kanë kaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 98 jashtë zonës së banuar.

“Kontrollet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Apelojmë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit që së bashku të kontribuojmë në rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.