Gjobiten 194 shoferë në Shkup
Ministria e Brendshme ka vijuar dje me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 masa, nga të cilat 15 për drejtim të automjeteve pa patentë shofer, pesë sanksione për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit, 29 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, nëntë sanksione për automjetet me defekte teknike.
Janë vendosur 71 sanksione për mosdhënie përparësi të këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, dy masa për shofer fillestar, nëntë sanksione për përdorim të celularit, pesë masa për kalim në semafor me sinjal të kuq”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje shtojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.