Gjobiten 167 shoferë në Shkup

Shkup, 18 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara aksionare në komunikacion, ku në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, ndër të cilat 53 sanksione për tejkalim të shpejtësisë.

Siç njofton MPB, janë shqiptuar 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 14 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë masa për përdorim të celularit, nëntë sanksione për parakalim të paligjshëm.

Kontrollet e përforcuara aksionare vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, njoftojnë nga MPB.