Gjobiten 160 shoferë

Shkup, 24 maj – Gjatë ditës së djeshme, MPB ka zbatuar aksion të përforcuar kontrolluar në komunikacion në gjithë Maqedoninë, për të sanksionuar veturat që lëvizin me shpejtësi mbi të lejuarën, me çka janë sanksionuar 160 shoferë, informon Zhurnal.

Prej tyre, 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 km në orë më tepër se sa e lejuara. 65 prej tyre kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara ndërsa 95 jashtë vendbanimeve./Zhurnal.mk