Gjobiten 123 këmbësorë, shumica kaluan rrugën jashtë vizave të bardha

Shkup, 29 shtator – Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej ora 14:00 deri në ora 20:00, MPB ka kryer kontroll të përforcuar në gjithë territorin e vendit për sanksionimin e këmbësorëve dhe shkeljet e tyre që i bëjnë në komunikacion, informon Zhurnal.

Kështu, gjatë këtij kontrolli, janë gjobitur gjithsej 123 këmbësorë. 112 prej tyre janë gjobitur përshkak se kaluan rrugën jashtë vijave të bardha.

28 këmbësorëve u janë shqiptuar ftesa për vizitë në trajnim komunikacioni. Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 110 shkelje tjera. Këto aksione do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.//Zhurnal.mk