Gjobiten 100 shoferë “shumahera”

Shkup, 6 tetor – “Njëqind shoferë janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në aksionin e zbatuar të intensifikuar të kontrollit në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht, MPB-ja bën të ditur se 38 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 70 jashtë vendeve të banuara.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.