Gjoba për 80 shoferë në Saraj dhe Gjorçe Petrov

Shkup, 21 shkurt – Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 22:00, është zbatuar aksion i përforcuar i kontrollit në pjesën e komunikacionit të territorit të Komunës së Sarajit dhe të Gjorçe Petrovit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 80 shoferë, prej të cilëve 14 kanë vozitur pa leje të vozitjes.

Nga MPB-ja sot informuan se për të gjithë shkelësit e ligjit janë përgatitur kallëzime përkatësve dhe do të përballen me gjobat ligjore të parapara.

Aksionet e përforcuara të kontrollit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmëruan nga MPB-ja dhe apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat në komunikacion dhe rregulloret për të rritur sigurinë në komunikacion.