Gjoba për 318 këmbësorë në territorin e tërë shtetit

Shkup, 9 shkurt – Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 16:00 në kuadër të kontrollit të zbatuar të përforcuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve që i bëjnë këmbësorët, janë sanksionuar 318 këmbësorë.

Me këtë rast, informuan nga MPB-ja, 250 janë për kalim jo të sigurt në rrugë jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, 44 për kalim në dritën e kuqe të semaforit. Prej tyre 156 në territorin e SPB Shkup, 41 në territorin e SPB Manastir, 31 në territorin e SPB Tetovë… Gjatë kontrollit janë regjistruar 139 kundërvajtje tjera.

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.