Gjoba për 196 shoferë në Shkup, 64 për vozitje të shpejtë
Shkup, 31 janar – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara aksionare në fushën e komunikacionit, gjatë të cilave në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 masa.
Siç kumtoi MPB, ndër masat, 64 sanksione janë për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 24 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, 18 sanksione për automjete të parregullta teknike.
Janë shqiptuar edhe gjashtë masa për shofer fillestar, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë vozitjes, katër masa për kalim të sinjalit të kuq të mbyllur dhe 20 sanksione për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.