Gjoba për 166 shoferë “Shumahera”

Ndëshkohen 166 shoferë gjatë ditës së djeshme në kontrollin e përforcuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Prej tyre nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi prej mbi 50 km në orë më shumë se e lejuara. Nga MPB-ja sot informuan se 54 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 113 jashtë vend të pabanuar.

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.