Gjithsej 294 gjoba për vozitje të shpejtë në territorin e gjithë vendit
Shkup, 10 tetor – Janë sanksionuar 294 shoferë gjatë aksionit të djeshëm të kontrollit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kryer në tërë territorin e vendit për mjete që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Siç kumtoi MPB-ja, 22 prej tyre udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjithsej 153 drejtues kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vende të banuara dhe 141 jashtë vendeve të banuara.
“Kontrollet e intensifikuara të aksionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në njoftimin e MPB-së.

