Gjithsej 245 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 10 gusht – Gjithsej 245 shoferë janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme si pjesë një aksioni policor. Sanksionet, siç kumtoi MPB-ja, janë për shkak të vozitjes me shpejtësi më të lartë sesa e lejuara.
Nga MPB-ja informojnë se 12 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 129 shoferë e tejkaluan kufirin e shpejtësisë në një zonë të populluar, ndërsa 159 në zonë jo të populluar.
“Aksionet e kontrollit të intensifikuar vazhdojnë në ditët në vijim. Ne apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.