Gjinekologjia “kasaphane” thyen krahët e prehen gishtërinjtë e fëmijëve!

Shkup, 3 janar – Ajo çfarë po ndodhë ditëve të fundit në Klinikën e Gjinekologjisë lirshëm mund të konstatohet se po i ngjan një “kasaphane” ku po masakrohen fëmijët e posalindur. Brenda më pak se një muaji ndodhin dy tragjedi që shqetësojnë opinionin mbarë popullor. Rasti i parë kishte të bëjë me prerjen e gishtit një foshnje të posalindur e për këtë mjekja është suspenduar. Por, suspendimi mjekes nuk e kthen dot ngjarjen nga fillimi pasojat e pakujdesisë do të vazhdojë t’i bartë foshnja e pafat që ka lindur në atë Klinikë ku pakujdesia mbizotëron. Rasti i fundit poashtu skandaloz sikurse ai paraprak në të njëjtën Klinikë i thyejnë krahun bebes së posalindur në Gjinekologji, nuk e informojnë familjen as nënën. Kjo flet për një terror të paparë e dëgjuar më parë, duhet të sensibilizim kolektiv për të përçuar mesazh për kujdes maksimal sepse po bëhet keqtrajtim jo njerëzor. Mbase askush nuk i bënë me qëllim e ndodhin aksidentalisht por duhet të shtohet kujdesi dhe përgjegjësia, shkruan Zhurnal.
Skandale të shumta në Klinikën e Gjinekologjisë, kur do të bëhet mjaftë?
Foshnjës së porsalindur i ka humbur një pjesë e gishtit në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, pasi një mjeke ka lënduar aksidentalisht dhe është suspenduar për ngjarjen e rëndë.
Nga Klinika për Gjinekologji Obstrekikë e kanë konfirmuar informacionet që kanë dalë dhe kanë sqaruar opinionin përmes një kumtese.
”Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstretikë – Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjës gjatë daljes së një të porsalinduri. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi, njoftojmë nga Klinika.
Nga aty shtojnë se mjekja është suspenduar. Siç informojnë nga Klinika, i është dorëzuar Komisionit Disiplinor.
”Ajo është dënuar me masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrim të vendit të punës”, thanë nga Klinika.
Por, suspendimi i saj prej pune nuk e kthen kohën pas për të mos ndodhë ajo ngjarje makaber, Gabimet janë njerëzore por gabimet e mjekëve përfundojnë nëntokë prandaj personelit mjekësor u duhet të ecin e punojnë me mendje në kokë e syhapur sepse pasojat janë të pakthyeshme.
I thyejnë krahun bebes së posalindur në Gjinekologji, nuk e informojnë familjen as nënën –
Ngjarje tronditëse ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ku i thyejnë krahun bebes së posalindur në Gjinekologji, nuk e informojnë familjen as nënën. Kjo përpos që është terror dhe keqtrajtimi i fëmijës së posalindur në formën më të keqe të mundshme ku bëhet dëmi dhe tentohen të fshihet gjurmët.
Konfirmimi i klinikës: Krahu i thyer dhe procedurat e shpjeguara. Në zhvillimin e fundit të Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike për Shkup1, Viktoria Jovanovska, drejtoreshë e klinikës, pranon shqetësimet e familjes Damjanovski.
Zbulimi nga mediat përfshinte një foshnjë me krahun e thyer dhe çuditërisht, nëna nuk u lejua të dëshmonte situatën. Jovanovska shpjegon se gjatë periudhës së vëzhgimit, procedura standarde është që prindërit të mos zbulohen informacione në kohë reale.
Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, drejtoresha Jovanovska paralajmëroi formimin e Komisionit në kuadër të Departamentit të Gjinekologjisë. Detyra parësore e këtij Komisioni është shqyrtimi i të gjithë rastit në detaje, me njohuri nga ekipet gjinekologjike dhe pediatrike. Qëllimi është të përcaktohet sekuenca e ngjarjeve dhe të identifikohen gabimet e mundshme në veprimet e mjekëve. “Komisioni duhet ta shqyrtojë tërë rastin”, thekson Jovanovska
Ajo thekson nevojën për të mbledhur opinione si nga ekipi gjinekologjik ashtu edhe nga ai i pediatrisë për zbardhjen e saktë të incidentit. Sa herë që prindërit shprehin pakënaqësi ose ndodhin ngjarje të pakëndshme, hetimet e plota janë praktikë standarde për të siguruar llogaridhënien. Drejtoresha Jovanovska tregon se për rastin ka mësuar herët në mëngjes. Pediatrit shprehën shqetësimin për krahun e fryrë të foshnjës, duke nxitur hetime të mëtejshme.
Kur merren parasysh vetëm këto dy raste që kanë ndodhur në periudhën e fundit është shumë e vështirë për ta pranuar realitetin e trishtë, që në këtë vend porsa hap sytë mund të cungohen gjymtyrët nën pretekstin e gabimeve që mund të ndodhen. Por, një gjë personeli mjekësor nuk duhet ta harrojnë e në bazë të kësaj të veprojnë gabimet e mjekëve përfundojnë nëntokë prandaj përgjegjësia e ndërgjegjja, profesionalizmi e kujdesi duhet të jenë në nivelin sa më të lartë të mundshëm për të evituar gjitha gabimet e mundshme. /Zhurnal.mk