Gjiko dhe Majk më 18 maj publikojnë bashkëpunimin, sjellin një pjesë të shkurtër të klipit

Dy rap-artistët e suksesshëm, Gjiko dhe Majk po vijnë me një bashkëpunimin muzikor.
Dyshja e famshme kanë bashkuar forcat për të sjell këngën me titullin “Kce kce” ndërsa së fundmi kanë dhënë detaje të reja rreth këtij projekti.https://eda59428f559a69a63041178be707378.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Derisa prej ditësh të dy kanë paralajmëruar këngën përmes rrjeteve sociale tashmë ata kanë zbuluar se pritjes së fansave u ka ardhur fundi.
Foto: Majk/Instagram
Kjo pasi bashkëpunimi i shumëpritur do të publikohet më 18 maj (e mërkurë), ndërsa do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Majk X Gjiko – Kce kce, 18.05.2022 e mërkurë ora 18:00”, ka shkuar reperi Gjiko në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që të dy artistët mbesin aktiv edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore teksa po shijojnë sukseset e këngëve të fundit përkatëse.
Projekti i fundit i Gjikos është “Gjoni” që u lansua në prill ndërsa deri më tani ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube.
Ndërsa, Majk së fundmi lansoi gjithashtu një bashkëpunim me reperin tjetër Geasy, “Ani nashti” u prit po ashtu mirë dhe numëron mbi 4 milionë klikime.