Gjiganti autsorsing EMAPTA hap një zyrë afariste në Shkup 1, njofton 850 punësime për pesë vjet

Shkup, 3 janar – Kompania udhëheqëse shumëkombëshe për shërbime autsorsing EMAPTA do të hapë një hapësirë afariste prej 6,000 metrash katrorë në ZZHTI Shkup 1 dhe planifikon të punësojë 850 të rinj në pesë vitet e ardhshme ose mbi 10,000 për një dekadë.
Deri në fund të periudhës së investimit, kompania njofton se do të investojë mbi 15 milionë euro në vit vetëm për paga.
Siç theksuan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i ZZHTI-së Jovan Despotovski, i cili sot në takim me gazetarët promovon investimin, EMAPTA punon në Maqedoninë e Veriut tashmë një vit, në zyra në Shkup dhe ka të punësuar 30 persona. Por tani nis me një investim konkret.
Për të marrë mbështetjen e shtetit, kompania duhet të ketë minimalisht 100 punëtorë të cilët do të marrin të paktën 1000 euro pagë. Mbështetja do të jetë 3250 euro për punëtor.
“Themeluesi i EMAPTA-s është nga Australia, ndërsa erdhi këtu falë një vendase që ka punuar atje”, tha Despotovski.
Sipas kryeministrit Kovaçevski, fakti që rrjeti i saj shtrihet në të gjithë Evropën, Amerikën e Jugut dhe me një prani të fortë globale në Australi, Singapor, Sri Lanka, Malajzi, Zelandën e Re e të tjera, me një portofol prej 730 kompanish kliente dhe 7600 punonjës në mbarë botën.
“Me zgjerimin e EMAPTA-s në vend dhe investimin e tyre në ZZHTI Shkup 1, ne po prezantojmë një qasje të re për diversifikimin e investimeve dhe zgjerimin e aktiviteteve shërbyese.
Nëpërmjet EMAPTA-s, të rinjtë tanë do të punojnë për kompani të rangut botëror, do të bëhen pjesë e flukseve globale. Ata do të punojnë në nivel vendor, por do të veprojnë globalisht. Me këtë edhe Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e trendeve botërore të globalizimit”, thekson Kovaçevski.

EMAPTA ofron fuqi punëtore cilësore për klientët e saj në mbarë botën. Rrjeti i tij përfshin objekte operacionale në Azi, Evropë, Amerikën e Jugut dhe Australi. E themeluar në vitin 2010 në Australi nga themeluesi Tim Vorbah, korporata operon sipas konceptit one-stop-shop dhe ofron një gamë të gjerë profesionistësh dhe aktivitetesh për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e ndryshme të kompanive kliente.
Oferta e gjerë e shërbimeve profesionale dhe talentëve të EMAPTA-s janë kahëzuar drejt tregjeve të rëndësishme vertikale, duke përfshirë TI dhe TIK, mjekësi, teleoperatorë dhe telekomunikime, IoT (Internet of Things), inxhinieri softuerike, hulumtime dhe zhvillim në teknologjitë kompjuterike, kontabilitet, shitje,…
EMAPTA shërben një shumëllojshmëri të brendeve kryesore globale në 4 kontinente. Në vitin 2022 ka realizuar të ardhura prej 2,8 miliardë dollarë, me projeksion deri në tre miliardë dollarë amerikan për vitin e ardhshëm.
Projeksionet financiare të EMAPTA Maqedoni rritjen vazhdimisht, tashmë në vitin 2027 kompania parashikon të ardhura prej 14 milionë euro, ndërsa deri në fund të projektit investues në vitin 2033 parashikohen të ardhura prej 66 milionë euro.
Grupi i synuar i kompanisë janë të rinj cilësorë, kryesisht me arsim të lartë, të cilët do të qëndrojnë në vend dhe do të punojnë për klientë të huaj. EMAPTA synon të zgjerohet në të gjithë kontinentin evropian përmes selisë kryesore këtu në Shkup.
Në promovim ishin edhe një pjesë e të rinjve që tashmë punojnë në EMAPTA.