Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të tornados në pjesën jugore të SHBA,-së shtatë viktima deri më tani

Të paktën shtatë persona humbën jetën nga tornadot në shtetet juglindore të SHBA-së, Alabama dhe Xhorxhia, njoftuan autoritetet lokale.

Në shtetin Xhorxhia dhe në disa qarqe në Alabama është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Gjithsej 45 tornado u regjistruan dje, citoher në raportin paraprak nga Qendra e Parashikimit të Stuhive në SHBA (SPC).

Qyteti  Selma në qarkun Dallas pësoi dëme të konsiderueshme dhe kryetari i bashkisë u kërkoi banorëve të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe larg linjave të transmetimit të rrëzuara.

Jugu i ShBA-së u godit nga 36 tornado në fund të nëntorit kur dy njerëz vdiqën në Alabama, dhe një vit më parë, në fund të vitit 2021, vetëm në shtetin e Kentakit nga tornadot humbën jetën 80 njerëz.