Gjendet kokainë, arrestohet një person nga Ohri

MPB-ja informon se dje në orën 18:50 në Ohër, nëpunës të policisë nga SPB Ohër e kanë privuar H.B (23) nga fshati Kosel i Ohrit.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, nëpunësit e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë”, kumtojnë nga policia.

Ai është arrestuar në Stacionin e Policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.