Gjendet heroinë në Veles, arrestohet dileri

Shkup, 5 mars – Nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Veles dje rreth orës 19:30 në Veles nga liria e kanë privuar A.N. (48) nga Velesi, për arsye se tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 18 paketime me heroinë.

Siç informon MPB, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër A.N. do të parashtrohet kallëzim përkatës.