Gjendet heroinë dhe amfetaminë në Gjevgjeli, arrestohen dy persona
Shkup, 5 shtator – Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme të Gjevgjelisë dje pasdite në ora 15:00 e kanë privuar nga liria A.K. (46) dhe J.R. (43), të dy nga Gjevgjelia.
Gjatë kontrollit të mjetit motorik të udhëtarëve “Audi” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga A.K., janë gjetur 27 pako me heroinë, ndërsa gjatë kontrollit të J.R., i cili ishte bashkëudhëtar në automjet, është gjetur amfetaminë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të bëhet kallëzim përkatës.

