Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar mbi 17 mijë persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 17 mijë e 85 vaksina.

Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit.

Sipas MSH-së, numri i vaksinave të dhëna deri më tani në vend është 504 mijë e 817.

Dozën e parë të vaksinës, deri tani e kanë marrë 333 mijë e 965 persona, ndërsa të dytën 170 mijë e 852.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës. Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 562 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.