Gjashtë palestinezë të vrarë nga Izraeli në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë dhe 21 janë plagosur pasi forcat izraelite bastisën disa zona në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë zyrtarët palestinezë.
Të martën herët në mëngjes, një numër i madh i forcave izraelite sulmuan qytetin e Nablusit dhe u panë nga forcat palestineze të sigurisë dhe luftëtarët e armatosur, shkruan Aljazeera.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, pesë palestinezë u vranë nga zjarri izraelit teksa një nga të vrarët ishte i paarmatosur.
Ministria më vonë raportoi se një tjetër i ri palestinez, Qusay al-Tamimi, u vra nga forcat izraelite në fshatin Nabi Saleh pranë qytetit të Ramallah, ku ndodhet selia e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ushtria izraelite tha vetëm se forcat e tyre po operonin në Nablus, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Burimet lokale palestineze thanë se snajperët izraelitë ishin pozicionuar në çatitë e shtëpive dhe ndërtesave me pamje nga qendra e qytetit të Nablusit dhe përdorën dronë që gjuanin raketa.