Gërkovska-Vucas: Mbështetje nga Austria për eurointegrimin

Shkup, 27 korrik – Republika e Maqedonisë së Veriut i fillon negociatat aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për këtë qëllim është i mirëseardhur çdo mbështetje dhe përvojë nga aleatët tanë, të cilët tani më janë pjesë e familjes evropiane, theksoi zëvendëskryetarja e Qeverisë e obliguar për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në takimin e sotëm me Georg Vucas, ambasador i Austrisë në vend, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska u falënderoi për mbështetjen e deritanishme që Austria ia jep Maqedonisë së Veriut, si në rrugën eurointegruese, ashtu edhe në proceset reformuese. Ajo e njoftoi ambasadorin Vucas me shtyllat bazë në të cilat fokusohet puna e saj dhe ajo është transformim digjital i shoqërisë, krijim të funksioneve profesionale, përgjegjëse dhe llogaridhënie, si dhe krijim i politikave antikorrupsion.

Ambasadori Vucas theksoi se Austria është mbështetëse e fuqishme e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, ndërsa qeverisja e mirë dhe parandalimi i korrupsionit janë themel i këtij procesi. Politikat antikorrupsion dhe parandalimi i korrupsionit, shtoi ai, është vlerë esenciale për atë si funksionon e gjithë shoqëria.

Vucas theksoi se Austria është e gatshme t’i ndihmojë vendin në ndërtimin e politikave efektive dhe të përhershme të qeverisjes së mirë.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan për ta thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe ta organizojnë këmbimin e përvojave dhe mbështetjen teknike midis aktorëve relevantë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Austria.