Ganiu mirëpriti në takim nëntogeren shqiptare të Armatës, Vesa Ajdinin

Shkup, 17 gusht – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot në zyrën e tij ka pranuar në takim nëntogeren në Gardën e nderit të Armatës së RMV-së, Vesa Ajdinin, informon Zhurnal.

Siç shprehet Ganiu, vizita e saj ka nderuar të gjithë duke marë parasysh se ajo është e vetmja shqiptare nëntogere në Armatë në një moshë kaq të re.

“Me nëntogere Vesën kishim një bashkëbisedim mjaft produktiv, ajo rrëfeu se të qenit nëntogere është krenari për individin dhe për familjen. E sa për familjen ajo tha se ka patur një përkrahje të jashtëzakonshme për ta ndjekur këtë profesion që ajo e donë me shpirt.
Vesës i urova shumë suksese në rrugën e saj drejt gradave të tjera ushtarake, duke përkujtuar se ajo paraqet një shembull të shkëlqyeshëm për të rinjtë tanë të mrekullueshëm”, ka shkruar Ganiu./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/pfbid0KCd9zus84qyNqnifSC5BoDjk1pz6GmCPbPU2EB2fMkD5YgcFSvYDLHiEH1KDpvE4l