Ganiu: Investitori ka të drejtë kushtetuese për ndërtim të ndërtesës, nuk mund ta ndalojmë

Shkup, 6 maj – Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot tha se nuk mund të ndalojnë ndërtimin e ndërtesës 9-katëshe përballë xhamisë së Çairit, gjegjësisht në rrugën “Pavle Iliç”, përcjell TV21. Ganiu tha se plani është trashëguar nga qeverisja e kaluar.

“Edhe me planin detal të kaluar edhe me planin detal të ri, do të thotë është paraparë aty që të ketë ndërtesë kolektive dhe është konform planit detal dhe planit gjeneral. Do të thotë edhe në mandatin e kaluar, mendoj kur është sjell plani detal i vjetër ka qëndruar si pullë ndërtimi edhe me planin e ri ne nuk kemi pasur të drejta për shkak se është normë kushtetuese që aty ku ka plane me plan detal ku është paraparë ndërtesë, ne nuk mund t’i largojmë për shkak se për atë paguhen penale nga komuna”, tha Ganiu.

Ganiu thotë se ky plan për ndërtim qëndron tash e 20 vite dhe se leja e ndërtimit është drejt finalizimit.

“Ne vetëm e kemi bërë planin e ri detal ku është dashur të inkorporohet stadiumi i qytetit dhe shumë do objekte tjera, por aty vetëm 5 për qind ka pasur ndryshime nga ai plani i vjetër detal. Do të thotë atë e kemi gjetur dhe është më tepër se 20 vite ashtu, qëndron si pullë ndërtimi, nuk është risi, pronarët e vendit kanë gjetur investitorë, kanë aplikuar për leje, është në fazën finale, që është e drejtë e tyre kushtetuese dhe ne nuk kemi si ta ndalim”