Gabimi i njeriut është shkaku i mosfunksionimit që ndërpreu trafikun ajror në SHBA
Dështimi informatik që detyroi autoritetin rregullativ të aviacionit civil të SHBA-së (FAA) të pezullojë përkohësisht fluturimet e brendshme në SHBA më 11 janar, u shkaktua nga një nënkontraktor i cili fshiu aksidentalisht datotekat, kumtoi FAA.
Agjencia tashmë e ka atribuar këtë defekt, për shkak të prishjes së skedarit të bazës së të dhënave dhe se më 11 janar u anuluan ose u shtyen mijëra fluturime.
Raporti fillestar tregoi se nënkontraktori “fshiu pa dashje datotekat ndërsa punonte për të harmonizuar bazën e të dhënave parësore dhe dytësore”, shtoi agjencia.
Hetimi vazhdon, por agjencia thekson se ende nuk ka gjetur prova që do ta lidhnin incidentin me një akt keqdashës ose sulm hakerësh.
FAA tani po punon për ta bërë më “rezistent” sistemin kompjuterik në fjalë, i cili paralajmëron ekuipazhet ajrore në kohë reale për rrezikun e mundshëm në tokë dhe në ajër

