G7 dhe Australia iu bashkuan BE-së në kufizimin e çmimit të naftës ruse në 60 dollarë për barel
Vendet-anëtare të G7 dhe Australia dje arritën marrëveshje për kufizimin e çmimit të naftës ruse në 60 dollarë për barel.
Vendimi vijoi pasi vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje politike për kufizimin e çmimit të naftës ruse.
G7 dhe Australia paralajmëruan se kufizimi i çmimit do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, të njëjtën ditë kur hyn në fuqi edhe embargoja evropiane për naftën ruse.
Qëllimi i kufizimit të çmimit, që është ide e G7, është të zvogëlohen të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, e në të njëjtën kohë të pengohet rritja e çmimeve globale pas hyrjes në fuqi të embargos së BE-së për naftën ruse më 5 dhjetor.
Kufizimi do t’u mundësojë vendeve jashtë BE-së që të vazhdojnë të importojnë naftë ruse, por do t’u ndalojë kompanive transportuese dhe të sigurimit të tregtojnë me naftë ruse mbarë botën, përveç nëse nuk e shet me çmim nën kufizimin.

