G-7 thirrin samit të jashtëzakonshëm pas sulmeve ruse me raketa në Ukrainë
Liderët e grupit të shtatë shteteve më të zhvilluara industriale (G-7) sot do të mbajnë samit virtual, në të cilin do të diskutohet për ngjarjet më të reja në Ukrainë, informon Nju-Jork Tajms.
Uashington post informon se në takim duhet të flasë edhe presidenti ukrainas Volodomir Zelenski.
Në G-7 marrin pjesë SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi sulme me raketa në të paktën 10 qytete ukrainase, duke përfshirë edhe Kievin, në një sulm të madh ndaj objekteve civile dhe infrastrukturës energjetike. Sulmet ndodhin dy ditë pas shpërthimit dhe rrënimit të pjesshëm të urës që e lidh gadishullin Krime, të aneksuar nga Moska në vitin 2014, dhe pjesën tokësore të vendit.
Sulmet vranë të paktën 11 persona, informoi Kievi zyrtar. f