Fundoset kafeneja e ndërtuar mbi ujë në Serbi! Dalin pamje dramatike nga përpjekjet për shpëtim

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga fundosja e kafenesë mbi ujë të quajtur “Kartel” në Beograd të Serbisë. Në pamje shihet se si lokali është fundosur në lumin Sava, deri sa në lokal kishte qindra persona. Kreu i Departamentit për Gjendje të Jashtëzakonshme në Serbi (SVS), Lluka Çaushiq thotë se nuk ka viktima nga aksidenti, ndërsa theksoi se nga SVS janë evakuuar 117 persona.