“Franca do të jetë krah jush”/ Macron: Vendi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i rëndësishëm

Presidenti i Francës, Emmanuele Macron në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, tha se vendi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm.
Më tej, Macron u shpreh se Shqipëria ka bërë shumë përparime dhe Franca do të jetë mbështetëse e reformave të bëra.
“Vendi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i rëndësishëm. Dua të shpreh bindjen time për ribashkimin e kontinentit europian, për t’i bërë bashkë ballë sfidave të përbashkëta.
Shqipëria ka bërë shumë përparime dhe jam i lumtur për mandatin e qartë që morët. Rruga juaj është shumë e qartë. Franca do të jetë krah jush në këtë rrugë dhe në këto reforma, dhe do të sigurohemi që puna juaj të vlerësohet.
Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyeshme”, tha Macron.