Fitimet industriale të Kinës rriten me 57.3% në periudhën janar-korrik

Përftimet industriale të Kinës u rritën për 57.3% vit për vit gjatë 7 muajve të parë të këtij viti deri në afro 4.9 trilionë juanë(756 miliardë dollarë amerikane), për shkak të ringjalljes së qëndrueshme të ekonomisë dhe përmirësimit të kushteve të biznesit, sipas të dhënave nga Byroja Kombëtare e Statistikave(BKS) në të Premten.

Duke krahasuar me 7 muaj të parë të vitit 2019, kjo shifër përfaqësoi një rritje prej 44.6%. Përqindja e rritjes mesatare në 2 vitet e kaluara qëndroi në 20.2%, sipas të dhënave nga BKS-ja.

Vetëm në korrik, përfitimet industriale të Kinës u rritën për 16.4% vit për vit, duke u shtuar për 2.3% në krahësim me atë në qershor.