Fillon fushata “Pyllëzojmë së bashku për një të nesërme më të gjelbër”
Në afërsi të autostradës Milladinovc-Shtip do të pyllëzohen 10 hektarë sipërfaqe të lirë, në kuadër të fushatës “Së bashku pyllëzojmë për një të nesërme më të gjelbër”, projekt i “DM-Drogerie Markt” në bashkëpunim me NP “Pyjet Kombëtare”, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Fakultetin për Pylltari.
Lokacioni është zgjedhur në bashkëpunim të përbashkët me ekspertët nga NP “Pyjet Kombëtare” dhe Fakulteti për Pylltari.
“Është një hapësirë e madhe në të cilën do të mbillen 10.000 akacie dhe 17.000 selvi. Një pjesë e donacionit është dedikuar për pajisje, të cilat Ndërmarrja do t’i përdorë në të ardhmen”, tha drejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Valentin Gruevski, në konferencën e sotme për media.
Gruevski bëri të ditur se ky është donacioni më i madh që ka marrë NP “Pyjet Kombëtare”, në vlerë prej një milion denarë.

