Filloi samiti “Maqedonia 2025”

Shkup, 18 maj – Në Shkup filloi Samiti i organizuar nga “Maqedonia 2025”, ku marrin pjesë kreator të politikave, liderë të kompanive, përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, komuniteti akademik dhe civil.

Fokusi i samitit të këtij viti është vendosur në atë se çfarë mund të bëhet për të shmangur krizat dhe për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve dhe mjedisin afarist për bizneset. Do të diskutohet digjitalizimi, zhvillimi i teknologjisë, rëndësia e lidershipit, ndërtimi i markave globale, shoqëritë digjitale, vendet e punës dhe kapitali njerëzor, si dhe teknologjitë Bllok-çein.

Në samit marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, të cilët do të flasin në panelin e parë.

Drejtoresha ekzekutive “Maqedoni 2025” Nikica Mojsovska-Bllazhevski, duke iu referuar punës së “Maqedonia 2025”, tha se me serinë e programeve që ata realizojnë, organizata ndihmon në krijimin e kompanive të fuqishme të suksesshme dhe ndihmon të rinjtë të bëhen të suksesshëm.

Xhon Bitov një nga themeluesit e “Maqedonia 2025” tha se viti 2022 është një vit sfidues i vështirë jo vetëm për Maqedoninë por edhe për të gjitha vendet e tjera, por se të gjithë në vend duhet të bashkohen rreth platformës për një Maqedoni prosperuese.