Filadelfia: Një shpërthim gazi në lagjen Port Riçmond shembi tre shtëpi
Një shpërthim gazi që tronditi lagjen Port Riçmond të Filadelfias, një qytet në verilindje të SHBA-së, shkaktoi shembjen e dy shtëpive dhe kërcënoi strukturën e një ndërtese të tretë, informoi policia lokale.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit, raportoi Si-Bi-Es.
“Ishte si një videolojë. Rrënoja kudo. E gjithë shtëpia përballë nesh u rënua. Ne vrapuam atje dhe u siguruam që gjithçka ishte në rregull. Ne pastruam mbeturinat dhe u siguruam që të gjithë të dilnin jashtë. Është pak e frikshme sepse nuk e di se çfarë mund të gjesh, tha një dëshmitar okular nga lagjja.
Policia ka konfirmuar se tre persona janë dërguar në spital. Pamjet nga vendi i ngjarjes të publikuara në Tuiter tregojnë shkallën e aksidentit dhe dëshmitarët nga lagjja konfirmuan se forca e shpërthimit tronditi të gjithë lagjen.

